Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e skuadrës angleze Everton. Kërkesë zyrtare nga Evertoni për Romën nuk është bërë ende, por pronari Farhad Moshiri po mendon për angazhimin e ish-trajnerit të Chelseat e Manchester Unitedit. Këtë e ka bërë të ditur Sky Sports të martën mbrëma.

Mourinho aktualisht është duke punuar te Roma, ndërsa e njeh shumë mirë Premier Leaguen.

Një tjetër trajner që po konsiderohet nga Evertoni është ish-tekniku i Portos dhe Fenerbahçes, Vitor Pereira.

Frank Lampard dhe Wayne Rooney mbesin kandidatë serioz për të zënë vendin e mbetur vakant pas shkarkimit të Rafa Benitezit.