Klubi më i famshëm portugez, Porto, ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike.

Vlerësohet se kjo po ndodh për shkak të keqmenaxhimit në dekadën e kaluar.

Por edhe pezullimi i futbollit për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, po shihet se arsye e krizës.

Para pandemisë dhe pezullimit të kampionateve në të gjithë Evropën, borxhi i Portos arriti në 250 milionë euro.

Një goditje e rëndë erdhi edhe nga humbja e dominimit në kampionatin vendas. 

Porto humbi të ardhura të konsiderueshme pasi nuk arriti të kualifikohej në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.