Mesfushori Idriz Voca do t’i bashkohet skuadrës nga Italia, Cosenza që bën gara në Serie B. Madje, mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Voca ka arritur marrëveshje me Cosenzan dhe gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore.

Ai te Cosenza do të transferohet si lojtar i lirë pasi është pa klub prej verës së vitit të shkuar kur e shkëputi kontratën me Ankaragucun. Në fakt, Voca javët e fundit ka qenë në prova te skuadra zvicerane St. Gallen por duket se karrierën do ta vazhdojë në kategorinë e dytë të Italisë.

24-vjeçari ka bërë karrierë edhe te Luzerni ndërsa ka edhe 15 paraqitje për Përfaqësuesen A të Kosovës. Cosenza, aktualisht zë vendin e 17 në Serie B, me 16 pikë të mbledhura pas 19 ndeshjeve të zhvilluara.