Mesfushori i Bregut të Fildishtë, Franck Kessie do ta vazhdojë karrierën në La Liga, te skuadra e Barcelonës kanë njoftuar mediumet e huaja. Mësohet se Kessie tashmë ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, ekip të cilit do t’i bashkohet si lojtar i lirë në fund të sezonit kur i skadon kontrata me Milanin.

Me Barcelonën, ai do të firomos kontratë deri në vitin 2027 dhe do të ketë pagë vjetore prej tetë milionë eurosh. Kessie do të jetë pjesë e ekipit italian deri në verë përpara se të transferohet në Spanjë.

Mesfushori për t’iu bashkuar Barçës tashmë ka refuzuar ofertat e skuadrave si Tottenhami, Paris Saint-Germaini, Manchester Unitedi, Liverpooli e Arsenali që ishin të gatshme ta transferonin gjatë këtij muaji duke i ofruar Milanin dëmshpërblim deri në 20 milionë euro. 25-vjeçari është pjesë e Milanit prej vitit 2017 kurse këtë sezon ka pesë gola dhe një asistim në 21 ndeshje për ekipin nga Serie A.