Maurico Pochettino mund të shkarkohet nga posti i trajnerit te Paris Saint-Germaini. Eliminimi nga Kupa e Francës ka bërë që drejtuesit e klubit ta mendojnë largimin e trajnerit argjentinas.
Krerët e PSG-së mësohet se janë të pakënaqur me punën e Pochettinos.
Thuhet se klubi do të presë edhe dy ndeshjet e 1/8 së finales të Champions League për të vendosur për fatin e Pochettinos.
Në rast dështimi në Champions trajneri argjentinas do të shkarkohet nga posti i trajnerit.
Pochettino ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023.



























