Lirim Kastrati nuk është ftuar për ndeshjen që Legia e Varshavës e luan të premten kundër Zaglebies, në kaudër të xhiros së 20-të të elitës së futbollit të Polonisë.
Kështu ka njoftuar sajti polak, “transfery.info” të enjten. Siç raportohet në Poloni, trajneri serb i Legias, Aleksandar Vukoviq e ka lënë jashtë ekipit sulmuesin e Kosovës për arsye sportive
Kastrati 23-vjeçar në 26 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë. Pjesë e skuadrës polake është prej shtatorit të vitit të kaluar kur edhe u transferua nga Dinamo Zagreb.




























