Ngjarja e ndodhur së fundmi me Mason Greenwood ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave por jo vetëm.

Sulmuesi i Manchester United u akuzua nga e dashura e tij për dhunë, i cili qëndroi 3 ditë në paraburgim, ndërsa vetëm dje është liruar me kusht.

Pas skuadrës së Manchester United që mori masa ndaj lojtarit, tani edhe trajneri Gareth Southgate ka marrë vendim kundër tij, i cili nuk do e përfshijë lojtarin në ekipin kombëtare të Anglisë.

“The Sun” ka raportuar se trajneri i Anglisë e ka ndaluar Greenwood të luajë për Tre Luanët derisa të zgjidhen çështjet e tij ligjore.