Sergio Ramos mund të pensionohet nga futbolli aktiv. Sipas “Le Parisien” mbrojtësi 35-vjeçar po e mendon pensionimin shkaku i lëndimeve të shpeshta kohët e fundit.

Spanjolli që nga transferimi te Paris Saint-Germaini ka pasur probleme të shumta me lëndimet e duke mos arritur të paraqitet më shumë se në pesë ndeshje këtë sezon.

Ai po ashtu edhe sezonin e shkuar sa ishte pjesë e Realit kishte telashe me lëndimet. Ramos u dëmtua ditë më parë dhe ende nuk dihet se kur do të jetë në gjendje të kthehet në fushë.