Anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, pati një moment interesant me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin në tunelin e stadiumit pas përfundimit të sfidës mes Lille dhe PSG, transmeton VAR Kosova.

Zhegrova, i cili u transferua në Lille gjatë afatit kalimtar të janarit nga Baseli i kërkoi fanellën 33 vjeçarit argjentinas, por nuk e mori pasi Messi ishte veçse duke i shkëmbyer fanellat me ish talentin e Manchester United, Angele Gomes.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Zhegrova i kërkon fanellën Messit, i cili i thotë se ishte duke i shkëmbyer ato me Gomes.