Armando Broja po vazhdon të ketë ndeshje të mira në Premier League.
Sulmuesi i Southamptonit në minutën e dytë të takimit kundër Manchester Unitedit bëri një depërtim fantastik, duke kaluar ish-mbrojtësin e Real Madridit, Varane si mos të ishte fare aty.
Broja gjatë gjithë ndeshjes ishte në formë, madje kishte tre shanse për gol por De Gea ia mohoi golin si dhe fati nuk ishte në anën e tij.
Ndeshja përfundoi me rezultatin baras 1:1.





























