Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, do të mungojë në ndeshjen kundër Barcelonës të enjten.
Ky duel i takon fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës
Araujo u lëndua në ndeshjen kundër Espanyolit të dielën mbrëma. Uruguaiani u largua nga ndeshja pas përfundimit të pjesës së parë.
Araujo u është nënshtruar testeve mjekësore dhe rezultatet kanë konfirmuar sot se 22-vjeçari ka tërhequr muskulin e shputës së këmbës së majtë dhe do të jetë jashtë derisa të rikuperohet.
Këtë edicion Araujo ka pasur 26 paraqitje dhe ka shënuar tre gola për Barcelonën.
Po ashtu për shkak të lëndimeve, te Napoli do të mungojnë Andrea Politano dhe Stanis Lobotka.




























