‘Bild’raporton futbollisti i Kosovës, Milot Rashica mund të largohet nga Ëerder Bremeni për shumën e 33 milionë funtesh.

Kjo klauzolë do t’i skadojë në mes të muajit qershor.

Ndër klubet më të interesuara për transferimin e Rashicës janë edhe Ëest Hami dhe Liverpooli, klube që synojnë përforcimin e fazës ofanzive në afatin kalimtar veror.

Ëest Hami është duke e ndjekur vazhdimisht situatën e 23-vjeçarit dhe në verë mund ta lansojë ndonjë ofertë joshëse.

Kurse, Liverpooli e do transferimin e 23-vjeçarit gjithashtu, për shkak se futbollisti tjetër shqiptar, Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga ‘Anfield’

Ndryshe, Rashica ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 24 ndeshje për klubin e Bundesligës.