Menaxheri i klubit anglez, Wycombe Wanderers F.C, Gareth Ainsworth, ka shprehur shqetësim sa i përket fillimit të futbollit, pasi bllokimit disa javor si pasojë e koronavirusit.

Ai ka thënë se është i shqetësuar për shëndetin e futbollistëve të tij.

Në mesin e lojtarëve, ka të tillë që kanë probleme me astmën.

“Kam disa lojtarë me astmë. Si menaxher, më duhet ta vlerësoj rrezikun. Për tu kthyer në fushë, ne duhet të jemi të sigurt”, ka thënë Ainsworth.