Rrugët e portugezit Nelson Semedo dhe Barcelonës, janë ndarë.
Bisedimet për rinovimin e kontratës, janë ndërprerë dhe mbrojtësi në verë do të largohet nga Camp Nou, an ipse kontrata i skadonte vitin e ardhshëm.
Klubi i kishte ofruar një kontratë të re edhe për tre vjet, por një marrëveshje e tillë nuk u finalizua, raporton Marca.
Barcelona nuk është e gatshme të përmbushë kërkesat e mbrojtësit Semedo, kështu që bisedimet tani kanë përfunduar.
Si rezultat i këtyre zhvillimeve, klubi e ka vendosur mbrojtësin portugez në listën e transferimeve.