Trajneri i Sheriff Tiraspol, Yuriy Vernydub, i cili vetëm pesë muaj më parë mposhti Real Madridin në “Bernabeu”, iu është bashkuar ushtrisë së Ukrainës, transmeton VAR Kosova.
Vuriy, i cili vetëm muaj më parë triumfoi me klubin e tij ndaj Real Madridit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, është rikthyer në Ukrainë për të iu bashkuar mbrojtjes territoriale pas pushtimit nga Federata e Rusisë.
Trajneri i mirënjohur është i lindur në qytetin e Zhytomyr, i cili ndodhet në veri të Ukrainës.





























