Takimi i parë gjysmëfinal në Kupën e Italisë ndërmjet dy rivalëve të qytetit të Milanos do të zhvillohet sonte.

Stadiumi “San Siro” është arenë e përballjes së parë gjysmëfinale ndërmjet Milanit dhe Interit.

“Kuqezinjtë” dhe “zikaltrit” ndeshen sonte me fillim nga ora 21:00 në derbin e tretë të këtij sezoni.

Dy skuadrat rivale synojnë trofeun e Kupës së Italisë këtë edicion, ndërkohë që duke parë rëndësinë e lojës, dy trajnerët kanë vendosur për përbërjet më të mira që kanë në dispozicion.

Kur kanë mbetur një orë deri në fillimin e lojës janë publikuar 11-shet startuese.

FORMACIONET ZYRTARE:

MILAN: Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud

INTER: Handanoviq, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozoviq, Çalhanoglu, Perishiq, Dzeko, Lautaro.