Serhiy Stahovski, një tenist ukrainas i cili e përfundoi karrierën e tij në fillim të këtij viti me një humbje në fillimin e kualifikimeve të Australian Open, vendosi të mbrojë Ukrainën si vullnetar nga pushtimi rus.

Dje, ai postoi një video në Instagram të granatimeve ruse të Kharkiv, duke shkruar: “Putin, ne do të kërcejmë në varrin tënd”.

“Ushtria ka hapur një vend për ushtarët rezervë, për këdo që dëshiron të luftojë, të marrë armët dhe të jetë pjesë e mbrojtjes së territorit, ka shumë vullnetarë, mes tyre edhe unë, formularin e aplikimit e kam firmosur javën e kaluar. Nuk i kam dokumentet e nevojshme. Nuk kam përvojë ushtarake, por di të përdorë armët”, ka thënë 36-vjeçari Stahovski.Stahovski i veshur me uniformë ushtarake është paraqitur në emisionin ‘Good Morning Britain’.

Ukrainasi fitoi katër tituj. Ai e fitoi turneun për herë të parë në Zagreb në vitin 2008 kur mposhti Ivan Ljubicic në finale. Ai ka fituar më shumë se pesë milionë e gjysmë dollarë në turne në karrierën e tij.