Skuadra e Lazios në zi pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-legjendës së klubit italian. Bëhet fjalë për Guiseppe Wilson, ose i njohur ndryshe si Pino, ka pësuar një goditje në tru, teksa është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Pino ishte pjesë e skuadrës italiane nga viti 1969-1980, gjersa në këtë periudhë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Lazio. Në sezonin 1973-1974 kur ishte edhe kapiten fitoi titullin e parë në Seria A, ndërsa dy vite më parë kishte triumfuar edhe në Kupën e Italisë.

Giuseppe Wilson - Wikipedia

I lindur në Angli, Pino që luante si qendërmbrojtës e kaloi pjesën më të madhe të karrierës në Itali dhe ishte pjesë e kombëtares, madje edhe mori pjesë në Botërorin e vitit 1974 në Gjermani.

Ai luajti vetëm tre ndeshje me kombëtaren italiane, ndërkohë që me Lazion numëron më shumë se 300 ndeshje dhe vlerësohej shumë si lider dhe kapiten i asaj skuadre.