Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi për t’iu bashkuar Interit në verë si lojtar i lirë. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të dielën se agjenti i Dybalas është takuar me krerët e Interit, të cilët edhe i kanë bërë ofertë konkrete për klientin e tij.

Mësohet se Interi i ka ofruar Dybalas kontratë pesëvjeçare me një pagë vjetore prej 7.5 milionë eurosh. Dybala 28-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në fund të këtij sezoni dhe pritet së shpejti t’i rifillojë bisedimet për rinovimin e kontratës.Te Interi po duan ta shfrytëzojnë këtë situatë dhe të firmosin parakontratë me Dybalan, i cili pëlqehet nga trajneri Simone Inzaghi. Dybala është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kurse këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.