Robert Lewandowski ka shënuar 40 gola për Bayernin në edicionin e shtatë rresht. Në këtë shekull vetëm tre lojtarë kanë shënuar 40 apo më shumë gola për klubet e tyre më shumë se një edicion.
Lionel Messi ka dhjetë edicione me më shumë se 40 gola për skuadër, duke përfshirë një me 73 gola në 60 ndeshje.
Cristiano Ronaldo ka nëntë edicione me më shumë se 40 gola, duke përfshirë një me 61 gola në 54 ndeshje.
Lewandowski tani i ka shtatë edicione, ndërsa në një prej tyre kishte 55 gola në 47 ndeshje.




























