Galatasaray ka njoftuar të premten se një anëtar i stafit është testuar pozitiv për koronavirus.

Lojtarët, trajneri Fatih Terim, ndihmësit e tij dhe pjesëtarët tjerë të stafit janë testuar të enjten.

Pas rastit pozitiv, Galatasaray ka vendosur të ndërpres stërvitjet për gjashtë ditë.

Së fundmi, disa skuadra turke kanë pasur të prekur nga COVID – 19.