Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, është duke e mbajtur konferencën e parë para dy ndeshjeve miqësore.
Giresse të premtën e kaluar publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar dhe sot në këtë konferencë do të flet për dy sfidat e tij të para si përzgjedhës i Kosovës.
Nën drejtimin e Giresse, “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje.
Trajneri Giresse ka zbuluar edhe arsyen e mungesës së Leart Paqaradës, i cili po shkëlqen me St.Paulin në Bundesliga 2.
“Jam në dijeni për problemet që ka pasur lojtari në të kaluarën dhe këto dy ndeshje janë më shumë për t’u njohur dhe besoj se në të ardhmen do të ftohet”, ka theksuar trajneri i Kosovës.
Fillimisht, më 24 mars, në “Fadil Vokrri”, Kosova e luan miqësoren e parë ndaj Burkina Fasos.
Më 29 mars, në Cyrih, poashtu Kosova luan miqësore ndaj Zvicrës.Sot, 21 mars, trajneri Giresse do të paraqitet në një konferencë për shtyp nga ora 11:00.
Ndryshe, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00.



























