Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, krahas dy pikave të shitjes së kompanisë “Artmotion” në Prishtinë, të mërkurën do të fillojë edhe në pikat e kësaj kompanie në tetë qytet tjera, në Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë dhe Prizren.
Shitja e biletave në këto qytete fillon në orën 13:00.
Miqësorja Kosovë-Burkina Faso do të zhvillohet të enjten, më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.




























