Lëndimi është më i rëndë sesa që pritej dhe duket se sezoni i Eden Hazard ka përfunduar në mars, transmeton VAR Kosova.

Kështu të paktën raporton gazetari i njohur spanjoll, Jose Luiz Sanches, i cili përmes një njoftimi në llogarinë personale në Twitter shkroi se operacioni në nyje nuk do të i mundësojë anësorit belg të kthehet më këtë sezon në fushën e blertë.

Hazard mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me Real Madridit, me zërat që një rikthim në Premier Ligë do të jetë shumë i mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.