Ish-trajneri i Kosovës, Edmond Rugova, ka kujtuar një moment kur Xherdan Shaqiri ia kishte dhënë premtimin që do t’i bashkohej Kosovës, por që sipas tij, nuk ndodhi shkaku i vonesës së pranimit të Kosovës në UEFA e në FIFA.

Rugova theksoi se Shaqiri kishte kërkuar që ta kishte numrin 10 në fanellë.

“Nëse ma ruan numrin 10 aty më ke trajner. I thashë që sigurisht që do ta ruajmë. Gjithsesi, pranimi i Kosovës vonoi shumë dhe nuk u plotësua ajo dëshirë”, ka thënë Rugova në emisionin “2me1”, transmeton Klankosvoa.tv.