Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot një ndeshje jashtëzakonisht të madhe miqësore.

“Dardanët” do të përballen me Zvicrën në “Letzigrund Stadion” në Cyrih në pasditën e sotme.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet nga ora 18:00.

Do të jetë kjo ndeshja e parë miqësore mes dy përfaqësueseve.

Alain Giresse, përzgjedhësi i “Dardanëve” ka vendosur për një formacion ndryshe nga përballje e pesë ditëve më parë me Burkina Fason.

Për “Helvetikët” startojnë dy futbollistë me prejardhje nga Kosova. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do luajnë nga minuta e parë, ndërsa Andi Zeqiri e “nxehë” stolin.

Formacionet zyrtare:

Sow, Xhaka, Okafor, Shaqiri, Zuber, Gravranoviq

Kosova: Muriq, Hadergjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Vojvoda, V.Berisha, Loshaj, Idrizi, Bytyqi, Rashica, Muriqi.

Në Zvicër, poashtu edhe në Kosovë, kjo ndeshje konsiderohet edhe “vëllazërore” për shkak se shumë shqiptarë kanë luajtur dhe luajnë te helvetikët.

Ndryshe, Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores 5:0 ndaj Burkina Fasos, kurse Zvicra nga humbja 2:1 prej Anglisë.