Ka përfunduar ndeshja e madhe miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës në Cyrih.

Në “Letzigrund Stadion”, helvetët ishin nikoqirë të “Dardanëve” në pasditën e sotme.

Ndeshja e sotme miqësore u mbyll me rezultat baras 1:1.

Fillimisht, në epërsi kaloi Kosova përmes Milot Rashicës në minutën e 52-të.

Kurse, goli i barazimit nga Zvicra erdhi në minutën e 61-të përmes Lotombas.

Të dyja përfaqësueset kishin rastet e tyre deri në fund, por në fund ndeshja u mbyll në paqe.