Cristiano Ronaldo ka thyer rekorde të reja.
Sulmuesi i Man Unitedit dhe Portugalia do të luajnë në Kupën e Botës në Katar.
Ish-kampioni i Evropës dhe një nga skuadrat më të forta në planet kanë arritur kualifikimin në botëror.
Portugalia arriti fitore 2:0 ndaj Maqedonisë së Veriut, teksa Ronaldo ishte ndër më të mirët në fushë, ani pse nuk shënoi gol.

37-vjeçari arriti një sukses që e fut atë në historinë e futbollit.
Gjegjësisht, portugezi do të luajë në botëror për herë të pestë radhazi.