Federata e Futbollit të Kosovës e ka mbyllur Kuvendin Zgjedhor për kryetar të shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar.
FFK-ja i ka mbyllur punimet në këtë kuvend, i cili ngjalli polemika si asnjëherë më parë.
Kryetari aktual, Agim Ademi, që njëherit ishte edhe kandidati i vetëm në këtë kuvend, u rizgjodh në mandatin e ri me shumicën e votave të delegatëve.
Përpos kësaj, u lexua edhe raporti financiar për vitin 2022 në FFK, ku u zbuluan edhe të hyrat.
Natyrisht, kontribuesit më të mëdhenjë në vitin e kaluar ishin UEFA dhe FIFA.
Të hyrat e plota:
8.9 milionë euro nga UEFA
3.04 milionë nga FIFA
598 mijë nga të drejtat televizive
mbi 300 mijë euro nga sponsorët e ndryshëm
mbi 195 mijë euro nga aktivtetet e ndryshme të FFK-së
mbi 186 mijë nga subvencionet e MKRS-së
165 mijë euro nga federata turke për ndërtimin e një stadiumi për lojtarë me nevoja të veçanta, etj



























