Përzgjedhësi aktual i Kosovës, Bernard Challandes punon si trajner që prej vitit 1978.
Zvicerani i pëlqyer shumë nga tifozët e Kosovës, ka drejtuar skuadra të shumta në Zvicër, ndër të tjera edhe Zurichun.
Challandes ka treguar për swissinfo se cila ishte ndeshja më e jashtëzakonshme në karrierën e gjatë të tij.
Ishte ndeshja kundër Milanit, në Champions League.
Zurich fitoi befasisht me rezultatin 1:0, me golin e Hannu Tihinen në minutën e dhjetë.
Për Milanin luanin emra të njohur, yje si Pato, Inzaghi, Seedorf, Nesta, Pirlo, Ronaldinho.
“Stresi ishte prezent pasi shpejtë e kuptuam se ishte e mundur. Mbaj mend që arbitri dha shtatë minuta shtesë. Për atë kohë ishte thuajse rekord. Zambrotta goditi shtyllën në minutën e gjashtë shtesë” ka treguar trajneri aktual i Kosovës.