Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi nuk do të luaj në ndeshjen e ardhshme për ekipin e tij Mallorcan ndaj Barcelonës për shkak të pesë kartonave të verdhë që i ka këtë edicion në La Liga.
Sulmuesi nga Prizreni, Vedat Muriqi në sfidën e djeshme ndaj Deportivo Alaves shënoj golin e fitores për Mallorcan në fitoren me rezultat 2-1, por në minutën e 83′ ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe kështu nuk do të mund të luaj në duelin me Barcelonën.
Më herët 27-vjeçari kosovar është ndëshkuar edhe në duelet ndaj Espanyol, Celta Vigo, Betis dhe Athletic Bilbao dhe kështu rregullat e La Ligës thonë se nëse një futbollist ndëshkohet me pesë kartonë të verdhë atëherë do të suspendohet për një ndeshje.
Një fakt ky vërtetë i çuditshëm marrë parasysh faktin që Muriqi luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe ka vetëm 12 paraqitje në La Liga.
Përkundër këtij fakti ai është rikthyer në një figurë kyçe tek skuadra e Mallorcas pasi që është përfshirë në pesë gola në vetëm 12 paraqitje në elitën e futbollit spanjoll, duke qenë kështu lojtari me i përfshirë në gola në Mallorca këtë sezon.
Mallorca do të përballet kundër Barcelonës më 1 maj në ‘Camp Nou’ me fillim nga ora 21:00 në kuadër të javës së 34’të të La Ligës.

























