Ylli maroken i skuadrës së Barcelonës, Abde Ezzalzouli, duket se ka përdorur rrjetet sociale për të shprehur mllefin me izraelitët.
Pas disa videove të postuara nga Bella Hadid në Instagram, ku vërehet agresioni i policëve izraelitë në qytetarët palestinez, ka reaguar edhe talenti i Barcelonës.

Ai përmes një postimi në story në “Instagram”, shpërndajti një video të një polici izraelit i cili përdorë dhunë në fëmijën palestinez dhe shkuajti “Q**sha Izraelin”.

Por, vetëm pak orë më pas, lojtari e fshiu nga Instagrami videon e shpërndar.
























