Janë publikuar formacionet zyrtare të derbi të madh të Londrës ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit që i takon javës së 25-të.
Dy rivalët e përbetuar londinez do të përballen sonte në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër me fillim nga ora 20:45.
Përveç “luftës” për “shtafetën” e kryeqendrës britanike, Chelsea dhe Arsenali synojnë fitore për të arritur objektivat në fund të edicionit.
“Blutë” synojnë që përmes triumfit të vazhdojnë të jenë komod në pozitën e tretë, ndërkohë Arsenali dëshiron një vend që dërgon në Champions edicionin e ardhshëm.
Chelsea ndodhet në vendin e tretë me 62 pikë, Arsenali ka 54 pikë në pozitën e pestë.”
Mesfushori shqiptar nga Prishtina, Granit Xhaka do tw startojw nga fillimi pwr “Topçinjtw”.
FORMACIONET ZYRTARE:
CHELSEA: Mendy, James, Christensen, Sarr, Azpilicueta, Loftus-Cheek, Kante, Alonso, Mount, Lukaku, Werner.
ARSENAL: Ramsdale, White, Gabriel, Holding, Tavares, Xhaka, Elneny, Saka, Odegaard, Smith Rowe, Nketiah.



























