Ballkani ka bërë një gabim në hapa në luftë drejt titullit të kampionit pasi ka barazuar bë udhëtim me Ulpianën me rezultat 1:1.
Gjithsesi, vendi i parë nuk i rrezikohet pasi ka ende një diferencë prej 9 pikëve, por nëse Gjilani fiton nesër afrohet në gjashtë pikë.
Në anën tjetër Drita ka marrë pikë të plota përballë Malishevës duke fituar me rezultat 3:1 dhe duke e mbajtur skuadrën ende në luftë për titull. Derisa takimi tjetër, Feronkeli – Llapi ashtu siç është pritur është mbyllur me fitoren e skuadrës së Llapi me rezultat 0:2 dhe kështu skuadra e Batatinës vazhdon luftën drejt kreut të tabelës.
Nesër luhen dy ndeshje tjera, Prishtina e pret Drenicën ndërsa Dukagjini në Klinë ndeshet me Gjilanin.



























