Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea në fund të edicionit.Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, pas fitores me West Hamin të dielën.

“Ai dëshiron të largohet nga klubi, më njoftoi në një bisedë private. Ne kemi dhënë gjithçka por dëshira e tij është të largohet në fund të sezonit”, deklaroi Tuchel.Mbrojtësi gjerman do të largohet si futbollist i lirë pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.