Thibaut Courtois është në lidhje me modelen izraelite, Mishel Gerzig, me çiftin që kanë bërë publike lidhjen e tyre gushtin e kaluar – por jeta e tij e dashurisë ka qenë një rrugë me gunga.

Gerzig është e fundit në një linjë të gjatë partnerësh që 29 vjeçari ka pasur ndër vite, ku dyshohet se përfshihet ish e dashura e Kevin de Bryne dhe një nga fqinjet e tij.

Courtois u përflit më shumë për paraqitjet e tij në dhomën e gjumit, sesa për ato në fushë, kur e dashura e Kevin de Bryne kaloi një natë me të, për çka ajo tha se Courtois i dha asaj për një natë më shumë sesa De Bryne mund t’i jepte për vite.

Courtois dhe Kevin ishin miq të ngushtë para se të ndodhte incidenti, por më pas ata nuk shiheshin më si miq. Ajo tha se Kevin de Bryne e tradhtoi së pari, dhe se ajo mori hak.

Ky incident ishte arsyeja që Kevin humbi formën e tij në Chelsea, pasi Courtois dhe Kevin po luanin për Chelsean të njëjtën skuadër në atë kohë. Kevin u transferua në Manchester City për shkak se ai nuk donte të bëhej pengesë për suksesin e ekipit.

Megjithatë, portieri nuk mori mësim nga ngjarja.

Në vend të kësaj, Courtois u kthye nga një dashnor i fshehtë në një tradhtar. Marrëdhënia e tij me spanjollen Marta Dominguez u rrënua nga thashethemet se ai ishte jobesnik. Një kameriere pretendoi se Courtois e tradhtoi me të në vitin 2014.

Ndërkohë, dy vjet më pas u zbulua se Courtois kishte lënë shtatzënë fiqnjen e tij, e cila ishte e martuar, në të njëjtën kohë që Dominguez ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë.

Pas skandalit, Courtois u lidh në mënyrë romantike edhe me modelen amerikane Brittny Gastineau, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.

Gerzig, 24 vjeç, duket se e ka zbutur atë, me çiftin që shkruajnë fjalë dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Së fundmi, Courtois ka postuar në Instagram me mbishkrimin: “Kalova një kohë të mrekullueshme me partnerin tim për gjithë jetën”.