Elita e futbollit kosovar do të vazhdojë sot me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Në kuadër të javës së 32-të, në pasditën e sotme do të luhen dy ndeshje të “nxehta”.

Në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, Prishtina është nikoqire e Dukagjinit të Klinës.

Kurse, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Ulpiana do të përballet me Gjilanin.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00.