Prishtina është duke kaluar një periudhë jo të mirë organizative e edhe financiare.
Kampioni në fuqi është duke u përballur me krizë,dhe kjo krizë mund të prishë edhe grupin e futbollistëve cilësor që ka.
Në mesin e futbollistëve që mund të lërë Prishtinën është edhe mesfushori Qëndrim Zyba.Madje Zyba ka konfirmuar edhe vonesat e mëdha në paga që kanë te Prishtina si dhe për kontaktet dhe bisedimet me skuadrat tjera.
“Për momentin jam duke menduar për të përfunduar sa më mirë kampionatin dhe t’i ikim rënies nga Superliga.
Pas përfundimit do të ulem dhe të bisedoj me drejtuesit e skuadrës pasi Prishtina ka përparësi.” ka deklaruar Zybra në Kanal 10 Për Zybën kanë shprehur intersim Ballkani dhe skuadra e Tiranës.
“Ka bisedime dhe me këto merret menaxheri im por për momentin jam i fokusuar vetëm tek Prishtina.” – shtoi tutje mesfushori bardh e kaltër.



























