West Hami po planifikon një lëvizje për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja, këtë verë pas huazimit të tij te Southamptoni.

Të premten “The Sun”, drejtuesit e West Hamit, janë në kërkim të një sulmuesi pas problemeve që i kanë pasur këtë edicion në repartin e sulmit.

Trajneri i West Hamit, David Moyes, thuhet se është impresionuar nga Broja dhe ka kërkuar transferimin e tij gjatë verës.

Krerët e West Hamit do të nisin negociatat me Chelsean dhe janë të gatshëm të ofrojnë shumën e kërkuar për ta transferuar Brojën.