Të shtunën u Bundesliga u rikthye, duke u bërë liga e parë e fortë në Evropë që kthehet pas ndalesës së detyrueshme nga koronavirusi.

Futbollistët u kthyen në fushë, por jo edhe tifozët në stadium.

Megjithatë, kjo nuk po i pengon tifozët gjermanë që të shikojnë skuadrat e tyre të zemrës.

Pas ndalimit për të hyrë në stadiume dhe mbylljes së pabeve në të gjithë vendin, ata kanë gjetur një zgjidhje tjetër.

Ata po i shikojnë ndeshjet nga veturat e tyre, në ekranin e vendosur në qytete.