Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Greqinë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ dhe grekët në ‘tempullin’ e kryeqytetit do të sprovojnë forcat në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy kombëtaret.
Kosova në duel me Greqinë, hyn pas fitores kundër Qipros (0-2), derisa me fitore në këtë ndeshje vjen edhe skuadra grekë e cila tri ditë më parë mundi Irlandën e Veriut (1-0).
Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë luhet në ‘Fadil Vokrri’ dhe nis në orën 20:45.





























