Barcelona është e hapur për ta shitur Frenkie de Jong, nëse vjen një ofertë e duhur.

Sipas De Telegraaf, nëse Barcelonës i ofrohet një çmim që ata e konsiderojnë të drejtë, ata do të jenë të lumtur ta shesin De Jong këtë verë, me Man Utd-in favorit aktual për nënshkrimin e tij.

Barcelona e konsideron 25-vjeçarin si një pasuri të vlefshme që është e gatshme ta shesë për të përmirësuar gjendjen e tyre financiare, shkruan Goal.

Erik ten Hag thuhet se është shumë i etur për t’u ribashkuar me holandezin pas periudhës së tyre së bashku në Ajax dhe e konsideron atë si një objektiv prioritar.