Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër Shkupit.

Kampioni i Kosovës në futboll mposhti 0:2 skuadrën shqiptare që u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut.

Golat e fitores për “portokallezinjtë” i realizuan Dellova dhe Berisha.

Ndeshja kontrolluese u zhvillua në stadiumin “Biljanina Izvori” në qytetin e Ohrit.

Ballkani i Suharekës sot mësoi edhe kundërshtarin në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadra lituaneze, Zalgiris është rivali i parë i Ballkanit.