Malmo synon të përforcohet me Veton Berishën këtë verë. Klubi suedez ka bërë ofertën e parë në adresë të klubit norvegjez, raporton “Sportbladet” të mërkurën.
Vikingu ka refuzuar ofertën e parë të Malmos. Siç shkruan sajti suedez, palët janë shumë larg njëra-tjetrës për arritjen e një marrëveshje.
Berisha është sulmues i Norvegjisë dhe ka luajtura dhjetë ndeshje. 28-vjeçari kryeson listën e golashënuesve në elitën e futbollit të Norvegjisë.
Ai ka shënuar tetë gola, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli me 22 sosh.
Berisha më herët ka luajtur për Greuther Furthin dhe Rapid Vjenën.



























