Leeds Unintedi është i gatshëm të shpenzojë 20 milionë euro për blerjen e Adama Traores nga Wolverhamptoni.
Barcelona humbi mundësinë e blerjes së kartonit të reprezentuesit të Spanjës, i cili ishte i huazuar për pjesën e dytë të sezonit 2021/22.
Traore me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Në La Liga sulmuesi i krahut nuk shënoi asnjë gol në 11 ndeshje, kurse në 20 ndeshje në Premier League shënoi vetëm një gol.



























