Ish-mesfushori i Arsenali, Alex Song ka treguar për mënyrën se si ishte larguar nga Londra për të shkuar te Barcelona.

Kamerunasi është deklaruar shumë qartë, se gjithçka kishte të bënte me kontratën dhe me paratë që do të fitonte.

“U takova me drejtuesit e Barcelonës dhe ata më thanë se ndoshta nuk do të luajë shumë ndeshje. Por, aq më bënte. I dija që do të bëhesha shumë i pasur. Kur ata ma ofruan kontratën dhe e pashë sa shumë do të fitoja, nuk mendova dy herë”, ka thënë Song.

Ai ishte futbollist i Arsenalit, nga viti 2006 e deri në vitin 2012, kur edhe u transferua te Barcelona, ku luajti vetëm 39 ndeshje.