Boksieri nga Bulgari, Kubrat Pulev ka folur për meçin e përmendur ndërmjet tij dhe britanikut, Anthony Joshua.  

Ai ka shprehur nervozë se përse nuk po zhvillohet lufta e tyre.

“S’po e kuptoj pse ende po e shtyjnë dhe nuk po përcaktohet një datë dhe një vend të shkojmë të kryejmë punë”, ka thënë Pulev.

“Mjaftë është më. Nuk më pritet për të fituar këtë meç. E shoh se si njerëzit kanë frikë nga unë dhe dëshirojnë të përballen më të tjerë kundërshtar dhe jo me mua. Kjo nuk është mënyra se di të duhet të veprojë një kampion i vërtetë i botës”, ka thënë Pulev.

Trajneri i Pulev, ka propozuar që lufta ndërmjet tyre të zhvillohet në arenën romane të qytetit të Pulës, në Kroaci.