Sulmuesi Dion Krasniqi ka bërë hapin e madh në karrierë dhe është transferuar te skuadra e Varbergsit në elitën e futbollit të Suedisë.
18-vjeçari e nisi karrierën në Eslovs, ndërsa nga viti 2019-të ishte pjesë e Lundsit, që bën gara në rangun e tretë të futbollit të Suedisë.
Gjatë sezonit të këtij viti, ai shënoi tre gola në 13-të paraqitje në “Ettan Sodra”.
Të enjten, ai u zyrtarizua si futbollist i ri i Varbergsit dhe nënshkroi kontratë për katër vjet e gjysmë.
“Është ndjenjë fantastike dhe ëndrra e fëmijërisë është bërë realitet. Këtu më ka sjellë puna e madhe dhe punë edhe më e madhe më pret në vazhdim”, ka thënë Krasniqi.





























