Është arritur marrëveshja mes Manchester Cityt dhe Arsenal për Olelsandr Zinchenkos.Mbrojtësi ukrainas mund të quhet tashmë lojtari më i ri i “Topçinjve”, pasi mes palëve është arritur marrëveshja përfundimtare për transferimin e tij në Londër.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se ky transferim i ka kushtuar Arsenalit plot 35 milionë euro.“Oleksandr Zinchenko në Arsenal, ja ku po shkojmë.
Marrëveshja e plotë në fuqi nga e premtja me City për tarifën e garantuar prej 30 milionë funteve (35 milionë euro)”.“Edhe kushtet personale janë arritur me lojtarin i cili gjithmonë ka qenë i etur për t’u ribashkuar me Artetan”, ka shkruar Romano.



























