Memphis Depay do të largohet nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar. “Marca” ka bërë të ditur se trajneri Xavi Hernandez ka pasur një takim me sulmuesin holandez dhe i ka kumtuar se nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ri.
Trajneri spanjoll ia ka shpjeguar lojtarit në përgatitjet parasezonale se nuk është në planet e tij për edicionin e ri.
Xavi thuhet se i ka kërkuar lojtari të gjejë skuadër të re pas transferimit të Raphinhas dhe Robert Lewandowskit.




























